Pep Guardiola dëshiron të forcojë mbrojtjen e Manchester Cityt duke tentuar nënshkrimin e dy yjeve të Interit këtë verë.
Skuadra angleze është në prag të humbjes së titullit të tyre në Ligë Premier, pasi Liverpooli është 2 ndeshje larg nga sigurimi i titullit të parë të ligës në 30 vjet.

Mbrojtësi qendror Milan Skriniar (1995) thuhet se është lojtari i parë në listën e dëshirave të Guardiolas.
Sipas The Sun, Manchester City po përgatit një ofertë prej 80 milionë stërlinash (90 milionë euro) për transferimin e sllovakut.

Përveç tij, Guardiola dëshiron edhe qendërmbrojtësin e talentuar italian, Alessandro Bastoni (1999), i cili ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar te Nerazzurrët, ka fituar zemrën e trajnerit katalunas për të cilin janë gati të ofrojnë 50 milionë stërlina (57 milionë euro).

Megjithatë, mendohet se Interi do të refuzojë çdo ofertë të propozuar për Bastonin, pasi trajneri Antonio Conte beson shumë te i riu italian.