Sipas The sun, kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City po synon transferimin e qendërmbrojtësit turk Caglar Soyuncu (1996).

Skuadra e Pep Guardiolës ka ofruar 38 milionë stërlina (45 milionë euro) në drejtim të Leicesterit, ofertë që është refuzuar menjëherë

The Sun ka raportuar se Leicester e vlerëson shumë yllin e tyre dhe nuk duan ta largojnë pa fituar së paku 65 milionë stërlina (75 milionë euro).

Gjithsesi mbetet të shihet nëse kampioni në fuqi i Anglisë do të tentojë me një ofertë të dytë për transferimin e Soyuncus.