Manchester City ka vënë sytë te yllin e RB Leipzig, spanjollin Dani Olmo (1998) dhe është gati të provojë vendosmërinë e klubit gjerman me një ofertë.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, po shikon një zëvendësues për yllin e dëmtuar Kevin de Bruyne, i cili do të jetë jashtë fushës për katër muaj për shkak të një dëmtimi.

Me Riyad Mahrez që është shitur gjithashtu te Al-Ahli në Arabinë Saudite, City nuk ka shumë opsione sulmuese.

Kështu, sipas medias Sky Deutschland, City po planifikon një lëvizje për yllin spanjoll të RB Leipzig, Olmo.

RB Leipzig thuhet se do të hezitojë të shesë, dhe kërkon rreth 100 milionë euro, ndërsa oferta e Manchester Cityt flitet që fillon nga 80 milionë euro.

Kontrata e Olmos ka një klauzolë blerjeje prej 55 milionë euro, por ajo nuk mund të aktivizohet deri në verën e vitit 2024.