Sipas raportimeve nga media angleze The Sun, Manchester United nuk ka ndermend të shpenzojë mbi 100 milionë stërlina për blerjen e anësorit Jadon Sancho (2000) nga Borussia Dortmund dhe ka piketuar Gareth Bale (1989) si një lojtar të denjë që mund të luajë në atë pozicion.

Reali i Madridit dëshiron ta shesë më shumë qejf uellsianin dhe prandaj kërkon vetëm 25 milionë euro (22 milionë stërlina) për teserën e tij. Tashmë mbetet që Bale të bjerë dakord me Manchester United për pagën e tij pasi kujtojmë që ai merr 16 milionë euro në sezon te ekipi spanjoll.