Monaco mund të mbetet pa një tjetër titullar shumë të rëndësishëm pas largimit të Benoit Badiashile në drejtim të Chelseat.

Qendërmbrojtësi tjetër francez, Axel Disasi (1998) është lojtari i radhës që mund të largohet nga Monaco gjatë janarit, pasi tanimë gjigantët evropianë të Manchester United janë vënë pas tij.

24-vjeçari ka dy vite që shkëlqen me fanellën e Monacos, derisa mori pjesë edhe në Kampionatin Botërin me Përfaqësuesen e Francës.

Ai këtë edicion ka pasur paraqitje shumë të mira me bardhekuqtë ku në 25 ndeshje zyrtare ka shënuar edhe tre gola e ka asistuar në katër të tjerë.

Sipas Eurosport Manchester United janë vënë në ndjekje të francezit të ri dhe duan transferimin e tij, pasi trajneri Ten Hag nuk ka më besim te Harry Maguire.

Monaco e kishte transferuar Disasin për 13 milionë euro nga Reims në gusht 2020, teksa për ta lënë tani të lirë synon të përfitojë 50 milionë euro nga largimi i tij.