Manchester Unitedi ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Milanit, Krzysztof Piatek (1995) pasi anglezi Marcus Rashford (1997) ka pësuar një thyerje në shpinë, duke mbetur jasshtë fushave të blerta për rreth 3 muaj.

Sipas mediave britanike Daily Mail Sport Djajtë e Kuq tashmë kanë pyetur për disponueshmërinë e Paitekut dhe kanë shpresa për huazimin 6-mujor të yllit polak.

Piatek ishte një shënues i mirë për ish-klubin e tij, Genoa, por që me vetëm 5 gola në 19 ndeshje këtë sezon me Milanin, thuhet se është i përgatitur të largohet nga klubi.

Megjithatë, Rossonerët po hasin në vështirësi për ta shitur pasi po kërkojnë rreth 35 milionë euro për teserën  e tij.