Kiliani Arturo Vidal (1987) po kalon  një formë shumë të mirë këtë sezon te Barcelona ku ka arritur të shënojë edhe 4 gola deri tani.

Por disa ditë më parë ka qenë vetë lojtari që ka deklaruar se mund të largohet nga Camp Nou nëse nuk ndihet i rëndësishëm.

Interi mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me të, por së fundmi garës i bashkuar edhe Manchester United.

Djajtë e Kuq synojnë ta përforcojnë mesfushën pasi pritet të ketë largime nga ai repart të  Matic dhe Fred.

The Sun raporton se Manchester United është gati të ofrojë mbi 30 milionë euro për të arritur te Vidal.

32-vjeçari në rast të largimit nga Barcelona synon që të nënshkruajë një kontratë tri vjeçare.