Roberto Mancini ka thënë se ka gjëra më të rëndësishme tani se Kampionati Evropian, pasi aktualisht bota po përballet me pandeminë coronavirus.
Trajneri i Italisë deklaroi se ata mund të fitojnë garën evropiane për kombëtare kur do që të zhvillohet, derisa me plan është që të fillojë në qershor.

Duhet t’i lëmë lojtarët në shtëpitë e tyre, ata janë profesionist dhe dinë çfarë bëjnë. Nëse rikthehet liga, atëherë duhet të stërvitemi deri në dhjetë ditë rregullisht dhe më pas të fillojnë përballjet. Do të presim vendimin e UEFA-s se kur mund të zhvillohet Kampionati Evropian, por edhe nëse mbahet pas një viti, ne mund ta fitojmë atë”, ka thënë Mancini në një intervistë për Rai Sport.