Claudio Marchisio mendon se ish-shokët e tij të skuadrës te Juventusi meritojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Ish-mesfushori italian u largua nga Juventusi në shtator të vitit 2018, kur ai u transferua te Zenit St Petersburg si lojtar i lirë, por përfundoi karrierën pas vetëm një sezoni në Rusi.

Unë nuk jam mërzitur që nuk i fitova tetë Scudetto me Bianconerët. Pasi kam fituar tetë tituj radhazi me atë në Rusi. Ajo që më shqetësoi shumë, ishte se nuk e fitova Ligën e Kampionëve në një cikël kaq të suksesshëm. Shpresoj se ish-shokët e mi të skuadrës mund ta fitojnë atë, ata do të meritonin ta fitojnë atë pas gjithë sakrificave që kanë bërë”, ka thënë Marchisio për DAZN.