Pas përfundimit të “Klanifornias” dhe “Shiko kush luan”, Marina dhe Luana kanë shkuar me pushime. Dy motrat kanë zgjedhur t’i kalojnë ditët e para të janarit në Dubai.


Ato shoqërohen nga dy partnerët, Geti dhe Krenari të cilët tashmë janë edhe miq.

Si Luana, edhe Marina kanë postuar foto nga këto pushime relaksuese duke treguar bukuritë e vendit atje, por edhe momentet e tyre së bashku.

Në fotot e videot e postuara mungon Krenari pasi Luana sigurohet mos ta shfaqë partnerin në asnjërën prej tyre.

Ndryshe ndodh me Marinën që e filmon Getin shpeshherë.

Disa foto nga pushimet e tyre jua sjellim më poshtë: