Kjo e hënë shënoi rikthimin e 31 mijë maturantëve në të gjithë vendin në bankat e shkollave për të bërë të gjithë përgatitjet e nevojshme për provimet e maturës shtetërore.

Procesi mësimor përgaditor do të vazhdojë deri më 5 qershor.

Në katër orë mësimi, ata do të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

Gjimnazet e të gjithë vendit janë përgatitur për të siguruar kushtet e nevojshme të higjenës dhe distancimit fizik.

Në klasa nuk do të jenë më shumë se 15 nxënës maturantë dhepër të garantuar këtë do të shfrytëzohen edhe shkollat 9 vjeçare.

Sa i takon provimeve do të përfshihen vetëm temat e zhvilluara para mbylljes së shkollave.

Provimet e maturës do të mbahen mes datave 8-18 qershor.