Weston McKennie do të fluturojë drejt Italisë ditën e premte për të kryer testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën si lojtar i ri i Juventusit.

Marrëveshja e arritur me Schalke04 është arritur si huazim për 3 milionë euro me mundësi blerjeje për 18 milionë euro të tjera.

Weston James Earl McKennie, i lindur më 28 gusht 1998, dhe 185 cm i gjatë është një futbollist amerikan që luan si mesfushor qendror për klubin gjerman Schalke 04 dhe ekipin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.