Melinda Ademi është ndër rep-artistet më të njohura në estradën shqiptare, ku së fundmi ka edhe prurje të reja muzikore.
“Nashta” titullohet projekti, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur, Tonic, Bannzz dhe Fatjon Miftari.
Me një klip të veçantë, ku edhe shihet me veshje ekstravagante, Malindës një paraqitje të tillë ia ka mundësuar Cinegr8.
Ky projekt, i cili u nxorr ditën e premte, u prit mirë nga publiku dhe ka mbledhur mbi 1,5 milion klikime për vetëm 3 ditë në platformën YouTube.
Suksesit i është gëzuar vet artistja, e cila ka ndarë në rrjetet sociale disa imazhe atraktive të realizuara gjatë klipit të ri duke falënderuar fansat për përkrahjen e tyre.
“Një milion klikime në YouTube për një ditë, faleminderit shumë. Melinda ju do”, ka shkruar ajo krahas fotografive.
Reperja, e cila tashmë shquhet për stilin e veçantë, në projektin e ri po ashtu solli një ndryshim mjaft të madh edhe në paraqitje.
Këngës nuk i mungojnë as ‘thumbimet’ që ka bërë kundrejt kolegeve të saj rivale përmes disa vargjeve, por që deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim lidhur me këtë.