Në ndeshjen mes Napolit dhe Barcelonës, pritej një shpërthim i Lionel Messit, pasi vinte nga një ndeshje në fundjavë ku kundër Eibarit kishte shënuar 4 gola.

Se argjentinasi vihet në vështirësi sa herë është para skuadrave italiane në stadiumet e këtyre të fundit, nuk ishte një sekret.

Kjo pasi në 10 ndeshje sa kishte zhvilluar më herët, kishte shënuar vetëm 2 herë, ndërsa njëri gol erdhi nga pika e bardhë.

Ndaj Napolit, në stadiumin ku u kthye në legjendë Armando Maradona, ai nuk arriti të shënojë, duke vazhduar me rekord të dobët në Itali.

Edhe Barcelona nga 11 ndeshje sa ka zhvilluar prej se Messi luan aty, ka marr vetëm 1 fitore, duke barazuar 6 herë dhe duke dalë i humbur në 4 raste.

Ndeshjet e Lionel Messit ndaj skuadrave italiane si mysafir:

  • 2009 Inter-Barcelona 0-0
  • 2010 Inter- Barcelona 3-1
  • 2011 Milan- Barcelona 2-3 (1 gol, penallti)
  • 2012 Milan- Barcelona 0-0
  • 2013 Milan- Barcelona 2-0
  • 2013 Milan- Barcelona 1-1 (1 gol)
  • 2015 Roma- Barcelona 1-1
  • 2017 Juve- Barcelona 3-0
  • 2017 Juve- Barcelona 0-0
  • 2018 Roma- Barcelona 3-0
  • 2020 Napoli- Barcelona 1-1