Ylli i Interit, Lautaro Martinez është duke kaluar një kohë të vështirë në Katar, duke humbur vendin e tij ndaj Julian Alvarez, por një gol mund të ndryshojë gjithçka për sulmuesin e njohur dhe këtë e beson edhe kapiteni Lionel Messi.

Krahasimet midis Lautaros dhe Gonzalo Higuain filluan shumë përpara se të vinte vërshëllima e fundit në stadiumin Ahmad bin Ali. Historia do të përsëritej, kishin frikë tifozët e Argjentinës, me shpresat e Messit për të fituar Kupën e Botës edhe një herë të shkatërruar nga një sulmues që humb raste.

Kjo nuk ishte një finale, natyrisht, thjesht një ndeshje e 1/8-tës me Australinë. Dhe Argjentina tashmë kishte bërë mjaftueshëm – falë një tjetër paraqitje superiore të Messit – për të kaluar në çerekfinale.

Megjithatë, kjo duhet të ishte një fitore shumë më komode. Dhe do të kishte qenë, po të mos ishte Lautaro, i cili shpërdoroi shumë raste për gol.

Pavarësisht se hyri në lojë vetëm në minutën e 70-të, sulmuesi i Interit pati plotë tri raste ideale, por asnjërin nuk arriti ta dërgoj në rrjetë.

Në të vërtetë, kishte qenë e vështirë për t’u parë, Lautaro u largua shumë i zhgënjyer pas rasteve të humbura, por kapiteni Messi ka dalë në mbrojtje të tij.

Lautaro është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai është një sulmues që jeton duke shënuar gola. Tani, është thelbësore që ai të jetë mirë duke parë çerekfinalen dhe atë që duhet të ndodhë në këtë Botëror”, -ka thënë  Messi për TyC Sports.

As Messi nuk gabon. Nëse Argjentina do të ketë ndonjë shans për të fituar këtë Kupë Bote, është e domosdoshme që ata të gjejnë një mënyrë për të zhbllokuar Lautaron.

Deri më tani, ata kanë qenë me fat që Julian Alvarez ka ‘ndezur’, duke u bërë argjentinasi i parë që shënon në dy ndeshjet e para si titullar që nga Hernan Crespo në vitin 2006.