Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil (1988) thuhet se është afër të mbyll një lëvizje te klubi i madh turk, Fenerbahce.

Mesfushori organizator nuk ka luajtur që nga marsi pasi Mikel Arteta vendosi ta linte atë jashtë skuadrës së Arsenalit për ndeshjet e Ligës Premier dhe Ligës së Evropës.

Topçinjtë kanë qenë të dëshpëruar të heqin ‘qafe’ pagën e tij prej 18.2 milionë stërlinash (20 milionë euro) në vit dhe një lëvizje më në fund mund të jetë në letra.

Sipas gazetës Bild, Ozil është afër të mbyll një transferim në Fenerbahce pasi mbajti një takim të fshehtë me drejtuesit e klubit në Londër.

32-vjeçari me prejardhje turke zhvilloi bisedime me drejtuesit e Fenerbahces në Londër dhe thuhet se takimi ishte mjaft i frytshëm.

Një lëvizje do të ishte e mundur, ndërsa mesfushori do të pranojë një page prej 8 milionë eurosh në vit për të nënshkruar me ekipin turk.