Milan prej dy vitesh po vishet prej kompanisë gjigante Puma, e cila tanimë i ka prezantuar edhe fanellën e tretë për sezonin 2020-2021.

Dy fanellat e para për edicionin e ri Milani i ka prezantuar më parë dhe ato janë me ngjyrat tradicionale e para kuqezi ndërsa e dyta e zezë.

Ndërkohë Rossonerët kanë befasuar të gjithë me ngjyrën e fanellës së tretë, e cila është ngjyrë e kaltër.

Kanë qenë futbollistët si Zlatan Ibrahimovic, Ante Rebic, Samuel Castillejo e Simon Kjaer që e kanë prezantuar këtë fanellë.

Megjithatë tifozët nuk e kanë pritur aspak mirë, pasi e kanë kritikuar klubin për ngjyrën e kaltër, ngjyrë që e ka rivali lokal i Milanit, Inter.