Familja Sejdini në Elbasan rrëfejnë para gazetares se Best Channel Entela Duka, betejen me Covid 19-te. Mimoza dhe Nektari shprehen: “Nuk ishte ‘gogoli” qe kishim degjuar”


Tamponët e tretë kanë ardhur negativë për familjen Sejdini me banim në lagjen “Emin Matraxhiu “ në Elbasan. Tashmë ata konsiderohen të shëruar, por sipas rekomandimit të autoriteteve duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë të tjera në izolim si një mënyrë mbrojtëse ndaj kovid 19-të.

Dy djemtë dhe kryefamiljari tre javë më parë rezultuan pozitiv me virusin e rrezikshëm, ndërsa gruaja ka dyshime se e ka kaluar e para pavarësisht se ka rezultuar negative, pasi ka patur temperaturë të lartë për disa ditë me radhë. Dy bashkëshortët teksa tregojnë eksperiencën e tyre , falenderojnë Zotin që e kaluan pa komplikacione.

Sipas 62 vjecarit Nektar Sejdini problem për të ka qënë temperatura e lartë për një javë , por thotë se për personat që nuk kanë probleme të tjera shëndetësore nuk është ai ”gogoli“ që flitet kudo.
Mimoza thotë se ky virus është tinëzar dhe se ai shfaqet atëherë kur ti nuk e pret. Ajo e krahason me armikun e padukshëm që flitej në patrullat para viteve 90-të.

Asnjëri prej tyre nuk di të thotë se ku e ka marrë virusin, por thonë se me tu konfirmuar pozitiv morën të gjitha masat për tu izoluar. Në fund cifti i cili sfidoi koronavirusin dhe arriti t’ia dalë ndaj armikut të padukshëm i cili ka vënë në vështirësi shkencëtarët dhe fuqitë më të mëdha të botës përcjellin mesazhin e tyre.

Edhe Portali AlboDay i uron shendet e lumturi familjes Sejdini