Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola ka konfirmuar për Sky Sport se mesfushori 27 vjeçar do të qëndrojë te Manchester Unitedi.

Fituesi i Kupës së Botës ka kohë që lidhet me një largim nga Djajtë e Kuq, derisa në garë për të janë Real Madridi e Juventusi.

“Paul Pogba do të qëndrojë te Manchester Unitedi. Pogba është lojtar i rëndësishëm i Unitedit dhe ata kanë një projekt 100 % ku ai është i përfshirë. Manchester Utd nuk do të pranojë asnjë ofertë për shitjen e Pogbas dhe ne do të flasim shumë shpejtë me klubin për kontratën e re”, ka thënë Raiola.

Ka gati një vit që mesfushori francez e kërkonte largimin nga Unitedi, mirëpo tani duket se ka qëndruar mendje dhe dëshiron të qëndrojë në Old Trafford.