Miroslav Klose rikthehet të Bayern Munich, kësaj radhe jo si futbollist, por si ndihmëstrajner.

Ai do të jetë ndihmës i trajnerit Hansi Flick dhe punën do ta filojë më 1 korrik, ndërsa kontrata do të jetë e vlefshme deri më 1 korrik 2021, pra për një sezon.

Drejtori i Përgjithshëm i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se Klose do t’iu dihmojë shumë sulmuesve të ekipit.

“Ne jemi shumë të lumtur që Miro ka vendosur ta hedhë këtë hap në ekipin e parë të Bayernit. Ai ka qenë sulmuesi më i suksesshëm gjerman i 15-20 viteve të fundit”. Jam i bindur se sulmuesit tanë në veçanti do të përfitojnë nga ai, duke pasur atë si trajner. Miro ishte gjithashtu kandidati i preferuar i Hansi Flick”, ka deklaruar i pari i Bayern.

Ndërsa vetë Miroslav Klose, pasi firmosi kontratën, u shpreh i lumtur, duke e cekur se është hap i madh në karrierë.

“Ndihem shumë mirë, e pres me shumë dëshirë detyrën. Njihem me Hansi Flick që kur ishim së bashku në ekipin kombëtar gjerman. I besojmë njëri-tjetrit, si profesionalisht ashtu edhe personalisht. Për mua ky është hapi tjetër në karrierën time si trajner. Shpresoj që të mund të përdor përvojën time për të dhënë një kontribut të rëndësishëm për të ndihmuar Bayernin të arrijë objektivat sportiv”, ka deklaruar Klose.

Edhe ndihmëstrajneri tjetër, Danny Röhl do të zgjasë kontratën deri në 30 qershor 2023.