Deklarata e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja se dalja nga kriza ekonomike do të realizohet duke ulur shpenzimet dhe pagat ka sjellë reagimin e mjekëve.

Në një status në Facebook, mjekja Anika Dokle shkruan: “Nuk i dolën koncesionet, jep dhe mend për pensionet. Zorrët në gojë”

Ndërsa mjeku Tritan Kalo, i revoltuar ndaj deklaratës së Ilir Beqajt i ka kthyer përgjigje duke i kujtuar PPP-të dhe koncesionet.

“Krizën do t’a përballojmë bashkë.” (I.B.)….dakord, po fitimet tuaja si politikanë ato të PPP-ve, KÇK-ve, tenderave, privatizimeve klienteliste, etj., të 30 këtyre viteve demokraci a do t’i ndani vallë ato me ne??!!…..apo lopa do të vijoj të mbetemi ne taksapaguesit, “il poppolo albanese”, ndërsa qumështi do vjoj të milet e të shijohet vetëm nga ju….no ëay….sa mirë na zhytët në qorrsokaket e demon-kracisë “made in albania” me yshtjen tuaj “bashkëfajtorë, bashkëvuajtës”, tani duhet ju së pari të zbrazni xhepat tuaja si dhe të lironi vilat e shumta që ju keni, e vetëm pas kësaj kërkoni të na merrni edhe qindarkat e fundit nga xhepat tanë plot vrima!!!…hapini sytë e mëndjes ju bashkëkombas…..quoa vadis Shqipëria ime!!!” shkruan mjeku.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka deklaruar se dalja nga kriza ekonomike do të realizohet duke ulur shpenzimet dhe pagat, duke përfshirë edhe ato të mjekëve.

“Nga 1 maj 2020 deri në 31 dhjetor 2020, të gjithë të punësuarit e sektorit publik, institucione e ndërmarrje, qendrore e vendore, të varura e të pavarura, të paguhen me 90 % të pagës së tyre normale. Por jo më pak se paga minimale në shkallë vendi, duke përjashtuar edhe ata që janë në vijën e frontit të luftës. Paga mesatare mujore në sektorin publik është 63,000 lekë. Të punësuar janë rreth 172 mijë”, shprehet Beqaj.