Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric foli pas ndeshjes me Bruggen edhe për shortin që hidhet të hënën ku ekziston mundësia që Real Madridi të përballet me Liverpoolin, që është kampioni në fuqi.
“Nuk e di, nuk ka rëndësi se me kë përballemi. Do të jetë e vështirë, kushdo që të jetë. Nuk ka ndeshje të lehta kur avanconi nga grupi. Le të shohim, le të presim. Ne jemi të lumtur që kemi ecur para”, ka thënë Modric për Movivar në intervistën e tij pas ndeshjes.