I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në Rtv Ora, deputeti Myslim Murrizi tha se nga 78 deputetë që ka mazhoranca nja 60 vetëm qentë kanë lënë pa punësuar në shtet.

Murrizi: Unë kam një rrogë 1 milion e 174 mijë lekë të vjetra, por unë nuk kam ardhur kukull. Nuk jam nga këta që nuk i fton njeri në dasmë. Kam teze, halla, daja. Duhet me i sajdisur më parë ata se unë nuk bëj hipokritin, që dal me TV me qese, po nuk i qas motra dhe daja në dasmë. Shteti fillon nga familja.

Po nuk e di, këta kanë shumë kurora brenda familjes. Janë me 4-5 barqe. Janë 6-7 kolegë që i kanë të trazuar fëmijët. Nga 78 deputetë që ka mazhoranca nja 60 vetëm qentë kanë lënë pa punësuar në shtet. Me çuna, me goca, me baxhanakë, i kanë drejtorë e përjetë