Teksa kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në qarkun e Fierit, disa qytetarë e punonjës të rafinerisë së naftës kanë dalë në protestë.

Naftëtarët në Fier shprehen se nuk e kanë marrë pagën e luftës, edhe pse u është premtuar nga qeveria dhe se gjendja e tyre ekonomike është e mjerueshme.

“Kemi frikë për të ardhmen”, shprehen ata, teksa dëgjohen thirrje “Rama ik”.

“Pagën e luftës nuk e ka marrë asnjeri. Po deshi të dalë ndonjëri dhe të thonë që e ka marrë. Të gjithë punëtorët janë në një gjendje të mjerueshme”, u shprehën të pranishmit.