Sipas Gazzetta dello Sport, dy futbollistët e Hellas Verona, mesfushori Sofyan Amrabat (1996) dhe qendërmbrojtësi kosovar  Amir Rrahmani (1994), do të kalojnë te Napoli verën e ardhshme, ku klubi i tyre mësohet se do të fitojë 30 milionë euro për të dy. 

Disa ditë më parë, Amrabat e konfirmoi se transferimi në Napoli ishte pothuajse i kryer, ndërsa pas tij do të bashkohet edhe Rrahmani.

Mesfushori 23-vjeçar i lindur në Holandë por që luan për kombëtaren marokene erdhi te Verona si huazim nga Club Brugge verën e kaluar dhe klubi do ta aktivizojë klauzolën e blerjes për 3.5 milionë euro.

Në anën tjetër mbrojtësi 25-vjeçari nga Prishtina kaloi në Itali nga Dinamo Zagreb verën e shkuar dhe me paraqitjet e tij ai e ka fituar një transferim në San Paolo.