Ekipi nga Kalifornia me fitoren e mbrëmshme 117-107 ka eliminuar pa shumë mund edhe Denver Nuggetsin (4-1), për ta fituar finalen e Konferencës së Perëndimit.

LeBron James ka qenë spektekolare duke e mbyllur takimin me ‘Triple-Double’, shënoi 38 pikë, 16 kërcime e 10 asistime.Me lojë të mirë u dallua edhe Anthony Davis që shtoi 27 pikë e pesë kërcime.

Ndërkohë takimin me pikë dyshifrore e mbyllen edhe Alex Caruso e Danny Green që shtuan nga 11 pikë.

Miami Heat është skuadra e dytë që ka arritur në finalen e madhe të elitës së basketbollit amerikan NBA. Heat kanë eliminuar skuadrën më të trofeshme në NBA, Boston Celtics pas gjashtë ndeshjeve 4-2 pasi ka fituar takimin e mbrëmshëm 125-113.

Qendra Bam Adebayo ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 32 pikë, 14 kërcime e pesë asistime. Me lojë të mirë u dallua edhe Jimmy Butler që shtoi 22 pikë e tetë asistime.

Tek Boston katër basketbollistë shënuan mbi 20 pikë, por që nuk mjaftuan për fitoren. Jaylen Brown ishte më efikasi me 26 pikë, ndërsa mbi 20 pikë shkuan edhe lojtarët tjerë si Tatum, Smart e Walker, por të pamjaftueshme.

Për Heat kjo ishte finalja e parë pas gjashtë viteve ndërsa për Lakers kjo është hera e 32-të që arrin në finalen e madhe të NBA-së, teksa ka të fituar 16 trofe.