Janë zhvilluar 3 ndeshje natën e mbrëmshme në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Vëmendja e adhuruesve të basketbollit ka qenë në Staples Center të Los Angelesit, ku Lakers kanë pritur Brooklyn Nets.
Në fund kanë triumfuar mysafirët me 11 pikë diferencë 98:109.
James Harden ishte më i miri për fitoren e Brooklyn Nets me 23 pikë, 11 asistime e pesë kërcime, por te mysafirët u dalluan edhe Harris me 21 pikë si dhe Kyrie Irving që e mbylli takimin me 16 pikë.
Tek vendasit LeBron James kishte paraqitje fantastike me 32 pikë, 8 kërcime e 7 asistime, por që nuk mjaftuan për t’i siguruar fitoren Lakers.
Vendasit ishin në këtë takim pa Anthony Davis të lënduar dhe gjermanin Dennis Schroder, ndërsa tek mysafirët nga New Yorku mungoi Kevin Durant.
Për Brooklyn fitorja ndaj Lakers ishte e pesta radhazi në NBA derisa tani e shohin vetën në pozitën e dytë të Konferencës së Lindjës me bilanc 19:12 në të mirë të fitoreve.
Edhe Lakers nga ana tjetër janë në pozitën e dytë në Konferencën e Perëndimit me bilanc 22:8.
Rezultatet e plota:
Milwaukee Bucks – Toronto Raptors 96:110
LA Lakers – Brooklyn Nets 98:109
Sacramento Kings – Miami Heat 110:118