Janë zhvilluar 11 ndeshje natën e mbrëmshme në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Los Angeles Lakers janë futur në seri të fitoreve, ku mbrëmë kanë marrë të shtatën radhazi ndaj Memphis Grizzlies.

Anthony Davis ishte më i miri për këtë fitore të Lakers me 35 pikë, 9 kërcime e 1 asist, ndërsa LeBron James shënoi 28 pikë, 9 kërcime e 8 asiste.

Megjithatë fitorja nuk i mjaftoi Lakers për të marrë pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit, pozitë që po mbahet nga Utah Jazz.

Pas 11 fitoreve radhazi, Jazz u mposhtën nga Denver Nuggets, por ata përsëri kanë filluar një seri fantastike.

Jazz vazhdojnë të mbetën në vendin e parë në Konferencën e Perëndimit me 21 fitore e 5 humbje ku ndiqen nga Lakers që kanë numër të njëjtë të fitoreve, por 1 humbje më tepër.

Rezultatet:

  • Charlotte Hornets – Minnesota Timberwolves 120:114
  • Washington Wizards – New York Knicks 91:109
  • Atlanta Hawks – San Antonio Spus 114:125
  • Dallas Mavericks – New Orleans Pelicans 143:130
  • Boston Celtics – Detroit Pistons 102:108
  • Chicago Bulls – LA Clippers 106:125
  • Denver Nuggets – Oklahoma City Thunder 97:95
  • Utah Jazz – Milwaukee Bucks 129:115
  • LA Lakers – Memphis Grizzlies 115:105
  • Portland TrailBlazers – Cleveland Cavaliers 129:110
  • Sacramento Kings – Orlando Magic 112:123