Të udhëhequr nga LeBron James me 34 pikë, Lakers kanë triumfuar në udhëtim te New Orleans Pelicans me shifrat 114:122.
Për Lakers kjo ishte fitorja e 46 në NBA këtë edicion, duke vazhduar kryesimin në Konferencën e Perëndimit.
Ndeshje fantastike është zhvilluar edhe në Staples Center mes Los Angeles Clippers dhe Philadelphia 76ers ku në fund fitore kanë shënuar vendasit 136:130 me Kawhi Leonard të pandalshëm në këtë takim me 30 pikë.
Rezultatet e plota:
- LA Clippers – Philadelphia 76ers 136:130
- Minnesotta Timberwolves – Dallas Mavericks 91:111
- Denver Nuggets – Toronto Raptors 133:118
- Sacramento Kings – Detroit Pistons 106:100
- New Orleans Pelicans – LA Lakers 114:122
- Golden State Warriors – Washington Wizards 110:124