Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA në finalen e Konferencës së Perëndimit. Skuadra nga Kalifornia kanë triumfuar në ndeshjen e katërt ndaj Denver Nuggets 114:108.
Me këtë triumf, Lakers kanë ngritur epërsinë në 3-1 ndaj Nuggets dhe i mjafton një fitore vetëm për të kaluar në finalen e madhe të NBA-së.
Anthony Davis shënoi 34 pikë pati 5 kërcime e 3 asiste ndërsa LeBron James e mbylli sfidën me 26 pikë, 9 kërcime e 8 asiste për bashkëlojtarët e tij. realizuan 60 pikë.
Te Denver më efikasi ishte fundori Jamal Murray me 32 pikë e 8 asistime, por që ishin të pamjaftueshme për fitore.
Miami Heat ka shënuar fitore ndaj Boston Celtics me rezultat 112:109, në një ndeshje tejet interesante dhe rivalizuese deri në fund. Më këtë fitore Miami e qon serinë në 3-1, ku vetëm një fitore i duhet që të kalojë në finalen e madhe të NBA.
Finalja e katërt në Konferencën Lindore, shkoi nën performancën e shkëlqyer Tyler Herro që shënoi 37 pikë.
Te Celtics më i miri sa i përket pikëve ishte Jayson Tatum me 28 të tilla.
Te Heat spikatën edhe slloveni Goran Dragic me 22 pikë, pesë kërcime, tre asistime dhe Jimmy Butler 24 pikë, nëntë kërcime dhe 3 asiste.