Los Angeles Lakers është rikthyer te fitorja pas asaj humbje befasuese nga Golden State Warriors. Kampioni në fuqi ka treguar forcën reale që ka, pasi ka triumfuar ndaj njërit nga favoritët për titull Milwaukee Bucks.
LeBron James ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë duke shënuar 34 pikë, teksa Caldwell-Pope shënoi 23 pikë, ndërsa Anthony Davis e mbylli takimin me 18 pikë.
Tek vendasit tre basketbollistë shënuan mbi 20 pikë në këtë takim, Giannis Antetokounmpo (25), Jrue Holiday (22) dhe Khris Middleton me 20 pikë të tjera, por që nuk i mjaftuan Bucks të dalin triumfues nga kjo përballje.
Në dy takimet tjera të natës së mbrëmshme New York City triumfoi në udhëtim te Golden State Warriors me 15 pikë diferencë 104:119, ndërsa Utah Jazz u treguan të fortë për New Orleans Pelicans që i mposhtën me rezultat 129:118.
Rezultatet:
- Milwaukee Bucks – LA Lakers 106:113
- Golden State Warriors – New York Knicks 104:119
- Utah Jazz – New Orleans Pelicans 129:118.