Giannis Antetokounmpo shënoi gjithsej 29 pikë dhe 15 kërcime në 22 minuta lojë të hënën në NBA, përderisa Milwaukee Bucks e zgjatën lehtësisht ecurinë në 12 fitore radhazi, duke i mposhtur me rezultat 132:88 New York Knicksat.

Antetokounmpo regjistroi “double-double” për herë të 20-të në 21 ndeshje, së fundi duke e arritur këtë statistikë në vetëm 15 minuta lojë. Hera e vetme që ai s’arriti të bëjë “double-double” ishte para dy netëve, kur i shënoi 41 pikë, por i mungoi edhe një kërcim.

Julius Randle i udhëhoqi Knicksat me 19 pikë, por katër titullarët e tjerë të New Yorkut, Kevin Knox, Taj Gibson, RJ Barrett dhe Dennis Smith Jr., arritën t’i shënonte gjithsej 18 pikë gjithsej, me 5 goditje të sakta nga plot 33 tentime. Kjo ishte disfata e shtatë radhazi për Knicksat.

Ja rezultatet e plota.

Milwaukee Bucks – New York Knick132-88

Phoenix Suns – Charlotte Hornets 109 – 104

Philadelphia76ers  -Utah Jazz 103-94

Atlanta Hawks  – Golden State Warriors 104-79

Indiana Pacers – Memphis Grizzlies 117- 104

Chicago Bulls – Kings 113-106