Skuadrat e mëdha në NBA kanë vazhduar me fitore në elitën e basketbollit amerikan. Toronto Raptors ka marrë fitoren e 15-të radhazi, teksa ka mposhtur Minnesotan me rezultat 137:126.

Fitore në Lindje ka shënuar edhe lideri Milwaukee Bucks që para tifozëve të vet ka triumfuar ndaj Sacramento Kings me 12 pikë diferencë, 123:111.

E fitores para tifozëve të vet i është gëzuar edhe Los Angeles Lakers që ka mposhtur me pesë pikë diferencë Phoenix Suns 125:120.

Rezultatet:

  • Detroit – Charlotte 76-87
  • Indiana – Brooklyn 105-106
  • Orlando – Atlanta 135-126
  • Toronto – Minnesota 137-126
  • Milwaukee – Sacramento 123-111
  • Dallas – Utah Jazz 119-123
  • Denver – San Antonio 127-120
  • Golden State – Miami 101-113
  • LA Lakers – Phoenix 125-100