San Antonio Spurs ka fituar derbin e mbrëmjes në NBA, teksa ka mposhtur Los Angeles Clippersin në AT&T Center me rezultat 107:97.

LaMarcus Aldridge dhe White me nga 17 pikë ishin më të dalluarit tek Spurs, ndërsa me 15 të tjera kontribuan DeMare de RozanKawhi Leonard në anën tjetër ishte basketbollisti më i mirë me 19 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

LA Lakers kanë marrë fitoren e 17-të në NBA duke mposhtur para tifozëve të vet Washington Wizards me 22 pikë epërsi 125:103.

Anthony Davis ishte më i miri në këtë takim me 26 pikë, ndërsa LeBron James shënoi 23 pikë. 

Rezultatet e plota:

Detroit – Charlotte 107:110

Orlando – Toronto 83: 90

Cleveland – Milwaukee 110: 119

New York – Philadelphia 95: 101

Indiana – Atlanta 105: 104

Memphis – Utah 94: 103

Miami – Golden State 122: 105

Oklahoma-New Orleans 109: 104

San Antonio Spurs – LA Clippers 107:97

Phoenix Suns – Dallas 113:120

Portland – Chicago 107 :103

LA Lakers – Washington 125: 103