U zhvilluan 5 ndeshjet e radhës në orët të para të kësaj të hëne në NBA.

Nuk kishte histori sfida mes Denver Nuggets dhe Los Angeles Lakers. Kalifornianët duhet të bënin pa LeBron James e në mungesë të “Mbretit” të NBA-së përfituan miqtë, që në “Staples Center” triumfuan me diferencë të madhe pikësh, 104-128.

Në ndeshjet e tjera fituan Toronto Raptors, Boston Celtics, Milwaukee Bucks dhe Oklahoma City Thunder.

Rezultatet e plota:

  • Dallas Mavericks – Toronto Raptors 107-110
  • Charlotte Hornets – Boston Celtics 93-119
  • Indiana Pacers – Milwaukee Bucks 89-117
  • Los Angeles Clippers – Oklahoma City Thunder 112-118
  • Denver Nuggets – Los Angeles Lakers 128-104