Stephen Curry i shënoi 23 pikë në 27 minuta lojë në ndeshjen e tij të parë në NBA që nga tetori për shkak të një lëndimi, mirëpo kontributi i tij s’ishte i mjaftueshëm për Golden State Warriors, që humbën me rezultat 121:113 kundër Toronto Raptors.

Tri-herë kampioni i NBA e kishte thyer dorën e tij të majtë në ndeshjen e katërt të sezonit të NBA për Golden State Warriors dhe, shkaku i procesit të shërimit, ai mungoi në 58 ndeshjet e radhës.

Ja rezultatet e plota të takimeve të natës:

  • HOUSTON ROCKETS-L.A. CLIPPERS 105-120
  • CHARLOTTE HORNETS-DENVER NUGGETS 112-114
  • GOLDEN STATE WARRIORS-TORONTO RAPTORS 113-121
  • SACRAMENTO KINGS-PHILADELPHIA 76ERS 108-125