Sot në orën 11 në Bulevardin e Elbasanit u zhvillua turi çiklistit si pjesë e festimeve për Ditën e Verës.

Në ceremoninë e fillimit mirëseardhjen e uruan Drejtori Sportiv Artin Kovaçi dhe kryetari i Bashkisë Gledian Llatja.

Në të morën pjesë profesionistë dhe fëmijë ku u shpërblyen si fitues 3 vendet e para për secilik grup.

Në vijën e nisjes ishin me biçikletë edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, kryetari i Bashkisë Gledian Llatja dhe presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli.