Pavel Nedved ka folur në mikrofonat e DAZN. Ja fjalët e tijj:
A mund të sjellë një valë entuziazmi vendi i parë në Champions League?
“Mund të jetë, por nuk është e sigurt. Sigurisht që duam t’i japim vazhdimësi paraqitjeve dhe rezultateve që kanë ardhur, por padyshim e dimë se sa vështirësi do të hasim”.
Tema kryesore është mungesa e saktësisë në sulm, pavarësisht se ka lojtarë si Morata, Dybala dhe Kean që shënojnë çdo vit 10-11 gola në sezon. A është kjo një mesatare që mund të mjaftojë pas Cristiano Ronaldos?
“Po, jam dakord përsa i përket realizimeve, për mendimin tim jemi prapa. Por duhet shtuar se Chiesa, Bernardeschi, të gjithë lojtarët sulmues, të cilët ndoshta siç thua ti me të drejtë shënojnë nga 10 deri në 15 gola, por nëse e bëjnë këtë, do të thotë që jemi në formë të mirë. Kemi humbur një lojtar me 30 gola në sezon, por nëse lojtarët tanë do të kishin bërë numrat që bëjnë zakonisht, ne do të ishim të lumtur dhe do të kishim pak më shumë shanse për të sulmuar vendin e parë.”
A ka forcë Juventusi i sotëm për të bërë një investim të rëndësishëm atje përpara janarit? Një goditje për Vlahovicin le të themi…
“Shikoni, përtej merkatos së janarit, që është e veçantë, nuk është e lehtë të ndërhysh zakonisht, ne nuk ishim në gjendje të bënim goditje të mëdha, mendoj se duhet të mendojmë për përmirësimin e lojtarëve tanë, për t’i bërë ata të performojnë më mirë në fushë dhe t’i japim besim. Unë mendoj se ky grup, këta lojtarë janë të fortë. Duhet të kemi besim te ata, ne duhet të këmbëngulim dhe t’i bëjmë ata të performojnë më mirë.”
Pra, është e vështirë që të arrijë ndonjë futbollist në janar?
“Nuk është e pamundur, por ne duhet të fokusohemi shumë te lojtarët tanë sepse kemi shumë lojtarë të rinj të cilët nëse përmirësohen shumë pak mund të bëjmë mirë”.