Dje u nenshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit nga Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof.dr. Skender Topi dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, z. Artur Metani, me qëllim bashkëpunimi në thellimin dhe shkëmbimin e njohurive në fushën e drejtësisë, duke ndërmarrë veprimtari me interes të përbashkët.

Në vijim, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, mbajti një leksion të hapur me studentë e personelin akademik të Departamentit të Drejtësisë me temë “Roli i ILD-së në arkitekturën e re të sistemit të drejtësisë”.