Legjenda angleze, Gary Neville ka zbuluar 3 transferimet për të cilat ëndërron t’i shoh te Manchester UnitediTrajneri Ole Gunnar Solskjaer mendohet se është i interesuar për James Maddison dhe Jadon Sancho, por Neville ka ide të tjera pasi kërkon që Manchester Unitedi të gjejë boshtin e ekipit.

Manchester United, në një farë mënyre, duhet të gjejë boshtin [shtyllën kurrizore]”, ka thënë fillimisht Neville për Sky Sports.

“Shikoni Liverpoolin. Fabinho, Alisson, Virgil van Dijk, Roberto Firmino … lojtarë të pabesueshëm, e njëjta gjë për boshtin e Manchester Cityt”.

“Gëja e rëndësishme për momentin është se si do të rekrutojë Manchester United në 12-18 muajt e ardhshëm, një bosht që do të ndihmojë lojtarët më të rinj të United.
Vite më parë, shtylla e ekipit të Unitedit ishin lojtarë si Steve Bruce, Gary Pallister, Peter Schmeichel, Roy Keane, Andy Cole, Eric Cantona”.

“Baza e asaj skuadre është e jashtëzakonshme. Problemi me ekipin e United tani, nuk janë lojtarët më të rinj në fushë. Nëse Manchester Unitedi merr tre lojtarët e duhur në mesin e skuadrës aktuale, ata nuk do të jenë larg. Mund të bëhet”, përfundoi ai.

Kur u pyet në Twitter se kush do të ishin transferimet e përsosura për rindërtimin e Unitedit, Neville u përgjigj: “Varane, Kante dhe Mbappe”.