Sipas raportimit nga The Telegraph, Newcastle United janë të interesuar të nënshkruajnë me Conor Gallagher, Ruben Loftus-Cheek dhe Hakim Ziyech.

Deri tani Chelsea janë hezitues për ta shitur Gallagher dhe Loftus-Cheek për shkak se kanë një krizë lëndimesh në mesfushë, besohet se ata janë të hapur për t’i ndarë rrugët me sulmuesin Ziyech, i cili nuk po arrin të jetë titullar në skuadër. Prioritet i Newcastle është një mesfushorë, megjithatë, dhe Gallagher është një synim afatgjatë që është vënë në shënjestër nga stafi i rekrutimit, Steve Nickson.

Të tre futbollistët e kanë pasur të vështirë që të kenë shumë minuta të rregullta në Stamford Bridge, me Chelsea që por reformon drastikisht skuadrën e tyre, e që shitjet nuk janë të pamundura. Newcastle kanë edhe alternativa tjera në listën e tyre të shkurt si mesfushori i Manchester United, Scott McTominay dhe ai i Wolves, Ruben Neves, por nevoja që Chelsea të sakrifikojë dy futbollistë jashtë dy lojtarë vendor nga lista për Ligën e Kampionëve që do të jetë një tjetër sfidë intrigues, pasi që ata tashmë kanë mbyllur marrëveshjet në lidhje me Benoit Badiashile dhe Mykhailo Mudryk dhe janë në kërkim të blerjes edhe të yllit të PSV,  Noni Mudueke.