Gareth Bale (1989) ka kohë që ka vendosur të largohet nga Real Madridi dhe këtë verë kjo mund të konkretizohet.

Deri më tani nuk ka qenë asnjë ekip në gjendje të ofrojë një çmim që kërkon Real Madridi dhe të plotësojë kërkesat e pagës gjigande të Bale përveç një nga klubet kineze, që humbi interesin gjatë verës së kaluar.

Tani AS shkruan se destinacioni i ri dhe më i mundshëm është Newcastle United.

Ekipi anglez pritet të blihen nga investitorët arabë, dhe do të jenë në gjendje të shpenzojnë shuma të mëdha parash.

Sipas AS, Newcastle është gati të paguajë 60 milionë euro për të nënshkruar me Bale, shumë që do të ishte e pranueshme edhe nga Real Madridi.