Sipas LaRepubblica, PSG është e gatshme t’i japë mbrojtësit Milan Škriniar (1995) një kontratë me pagë prej 12 milionë euro në vit, me kusht që ai të largohet falas nga Interi.

Kontrata e Škriniar me Interin skadon në fund të sezonit, pa arritur ende marrëveshje për rinovim.  PSG e ka monitoruar mbrojtësin sllovak gjatë gjithë vitit dhe shpreson të nënshkruajë me të për të zëvendësuar mbrojtësin veteran Sergio Ramos.

Oferta e Interit për rinovimin është 6 milionë euro plus bonuset,  pra gjysma e asaj të klubit francez, gjë që na len të kuptojmë se e ardhmja e sllovakut do të jetë në Ligue 1.