Shqipëria është goditur sot nga një valë tërmetesh të fuqishëm, e për pasojë kanë humbur jetën mbi 18 persona dhe janë plagosur mbi 800 të tjerë.

Por në Durrës është regjistruar edhe një rast vdekjeje për shkak panikut tek banorët.

Një qytetar është frikësuar pas tërmetit të fundit me magnitudë 5 ballë dhe si pasojë i ka rënë infarkt. Infarkti më pas i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.