Së fundmi moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka postuar në rrjetin e tij social “Instagram” një foto me mikun e tij të ngushtë Pirro Çako.
Kjo foto është shkrepur 27 vite më parë, ku shihet se Arditi dhe Pirro janë duke pirë kafe ose çaj.
Pavarësisht ndryshimeve që kanë pësuar ndër vite, miqësia e tyre mesa duket paska ngelur e njëjtë.
“Me Pirro Çakon si sot, 27 vite më parë”, shkruan Ardit Gjebrea.