Do të ishte një konsorcium italian i udhëhequr nga Claudio Del Vecchio (1957) i cili do të donte të blinte Interin nga Zhang Guiping i kompanisë Suning dhe më pas të investonte 500 milion euro për të marrë përsipër San Siro dhe 300 milion të tjera për ta rinovuar.

Mes emrave janë edhe Mario Tronchetti Provera (1948) pronar i firmës Pirelli, dhe Valentina Pellegrini, vajza e Ernesto Pellegrinit.

66 vjeçari Claudio Del Vecchio është më i madhi nga nga 6 fëmijët e Leonardo Del Vecchios që vdiq më 27 qershor 2022. I ndjeri në 10 Prilli 2022 ishte vlerësuar nga revista Forbes në pasuri rreth 27.3 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun e dytë më të pasur në Itali dhe të 52-tin në botë.

Ai ishte pronar i EssilorLuxottica, firmës më të madhe të syzeve në botë, Agjensisë së Sigurimeve Generali, bankave Mediobanca dhe UniCredit and agjensisë së pasurive të patundshme Covivio.

Pasuria personale e Claudios është rreth 3.5 miliardë dollarë pasi pasuria e babait të tij u nda mes 6 fëmijëve që i pati nga 3 martesa dhe gruas.

Lajmi raportohet nga gazetari i Sportmediaset, Marco Barzaghi.