Objektivi i ri zikaltër është Oumar Solet Bomawoko (2000) i lindur në Francë dhe që luan në Austri për RB Salzburgun.

Ai është192 cm i gjatë, luan me këmbën e djathtë dhe në fushë pozicionohet si qendërmbrojtës ose si mbrojtës i djathtë dhe drejtuesit e Interit e shohin si zëvendësuesin e  Milan Skriniar.

Duke u larguar nga Olympique Lyonnaiskorrik 2020 për Red Bull Salzburg për 4.5 milionë euro, qendërmbrojtësi i ri francez Oumar Solet po ecën mirë në Austri. Titullar i padiskutueshëm brenda formacionit të drejtuar nga Matthias Jaissle, ai formon një çift të frikshëm me serbin Strahinja Pavlovic.

Edhe duke patur disa dëmtime të vogla fizike këtë sezon, ai ka ende 20 paraqitje për 1 gol dhe 1 asist.  Ende nën kontratë deri në qershor 2025, ai mund të luajë sezonin e tij të fundit me Red Bulls.

Në të vërtetë, portalet italiane zbulojnë se Oumar Solet është në radarin e Interit të Milanit.  Informacion i zbuluar nga Tuttosport  dhe SportItalia që konfirmohet edhe nga portali francez FootMercato.

Drejtuesit e klubit lombard kanë nisur diskutimet me shoqëruesit e tij për një transferim këtë verë. Duke u përballur me AS Roma në Europa League pavarësisht eliminimit të skuadrës së tij (1-0/0-2), ai u vëzhgua nga Nerazzurrët të cilët duken të bindur për cilësitë e tij.

Bisedimet kanë nisur dhe klubi austriak kërkon 15 milionë euro por Marotta dhe Ausilio kanë filluar punën për t’ia ulur çmimin.