Reperi nga Shqipëria, Noizy, ditën e djeshme (e mërkurë) ka prezantuar këngën e tij të reme titull “Një herë e mirë”, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip.

Tekstin e ka shkruar vet Noizy, kurse për muzikën është përkujdesur Elai.

Miksimin dhe masterizimin e kësaj kënge e ka realizuar Rvchet në bashkëpunim me Sean D.

Kënga besohet se i është dedikuar të gjithë atyre që i kanë bërë ‘diss’ reperit, pasi këtë e deklaroi ditë më parë.

Në fakt ju e keni prit diss për disa artista specifik, por kjo nuk është diss, është një këngë vetëm me fakte, kujt t’i djegi le ta mbajë. 1 herë e mirë, fjalë të vërteta jo diss. Nëse do bëj diss me emra do bëj vetëm për ata që ia vlen. Shijoni muzikën. OTR deri në vdekje”, ka shkruar përmes një postimi të ndarë në Instagram