Aventura e re e Jens Petter Hauge (1999) me Milanin ka filluar.
Pak minuta më parë, në klinikën La Madonnina në Milano, filluan ekzaminimet mjekësore të talentit të ri norvegjez, i cili zbarkoi dje në Itali dhe do të transferohet për 5 milionë euro nga Bodo Glimt.
Në fund të ekzaminimeve mjekësore, sulmuesi anësor i majtë do të nënshkruajë kontratën 5-vjecare që do ta lidhë atë me Milanin.