Pas intervistës pozitive të zhvilluar javën e kaluar me agjentin e ri të sulmuesit të Lille të datëlindjes 1998, William D’Avila, Napoli ka përcaktuar të gjitha detajet ekonomike në lidhje me kontratën me nigeriani i cili sot mund të bëhet në të gjitha aspektet një blerje e re e partenopejve.

Investim i rëndësishëm i kompanisë së Presidentit De Laurentiis, që ka gjetur një marrëveshje me djalin për pagë  4,5 milion euro në sezon për 5 vitet e ardhshme.

Sot në mëngjes, do të përcaktohen detajet e fundit dhe pasi të fiksohen edhe pagesat bankare dhe burokratike atëherë Victor Osimhen do të jetë lojtar i Napolit. Marrëveshja ekonomike midis Napolit dhe Lilles është që nga shitja e sulmuesit klubi francez do të mbledhë 50 milion euro plus bonuse.